17:43 / 27.02.2021
City fiton ndaj West Hami
Manchester City ka mposhtur West Hamin, duke përforcuar kësisoji kryesimin e Premier League.
Ndeshja ka mbaruar me rezultat 2-1.
Ruben Dias 30’ shënoi golin e parë për Cityn.
Michail Antonio barazoi shifrat për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.
John Stones shënoi në minutën e 68’ për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.























