60 fjalë të urta latine

60 fjalë të urta latine

Një përmbledhje me fjalë të urta latine.

Burrat mendojnë thjesht me trurin e tyre, gratë mendojnë vetëm me nervat e tyre dhe shumë rrallë me zemrat e tyre.

E madhe është fuqia e ndershmërisë saqë edhe armikun e ndershëm e nderojmë.

E shkruara mbetet, fjalët i merr era.

E vërteta është një gjellë e cila s’i pëlqen askujt.

Edhe ligji skuqet (nga turpi) kur fëmijët i rrahin prindërit e tyre.

Edhe pasi të shërohet plaga, mbetet vraga.

Është bukuri të takosh njeriun që nuk lëvdëohet.

Dy herë ngadhënjen ai që e zotëron veten e tij.

Dyshimi është babai i zgjuarësisë.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

Dhurata nuk matet me vlerë, por me dhuruesin.

Dhuratat janë të ngjashme me grepat, – për të zënë peshq.

E drejta dhe mirësia janë ligji i lartë.

Duhet jetuar jo pse të pëqen, por pse duhet.

Duke dhënë mësim ne mësojmë.

Duke heshtur askush s’gabon.

Duroje ligjin që e ke sjellë vet.

Detyra më e lartë dhënia e dorës të rënëve.

Dëgjo, shiko dhe hesht, nëse dëshiron të jetosh në rehati.

Dëshiron të flasësh? Më parë mëso të heshtësh.

Dimë aq sa mbajmë mend,

Diskutimi i tepruar e errëson të vërtetën.

Dituria është më e mirë se pasuria ngase kur pasuria humbet, dituria mbetet.

Dora e cila jep gjithnjë është mbi atë e cila merr.

Çfarë ka qënë jeta, e tillë do të jetë edhe vdekja.

Çka bëhet shpejt, zhduket shpejt.

Çfarëdo që të punosh, punoje me zell.

Çka i ka hije Jupiterit, s’i ka hije kaut. (çdo gjë s’është për të gjithë).

Çmoje trungun për pemë e jo për gjethe.

Deputeti është një njeri i ndershëm, i deleguar në vend të huaj, që të rrejë në interes të shtetit të vet.

Borxhi të shqetëson dhe ta merr jetën para kohe.

Çdo dëshirë e fshehur shihet në fytyrë.

Çdo gjë e gjallë e ka prejardhjen nga veza.

Çdo gjë e tepërt, qoftë edhe shumë e mirë, dëmton.

Çfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lëvdohet, e meriton të jetë i lavdëruar.

Banjot, vera dhe dashuria rrënojnë jetën, po këtu e bëjn jetën të bukur.

Barazia është pjesa më e rëndësishme e drejtësisë.

Bashkëshortësia pa fëmijë është si dita pa diell.

Bëhuni të rreptë ndaj vetvetes, ndërsa të mëshirshëm ndaj të tjerëve.

Borxhi pa afat dhe pa kushte, është borxh i menjëhershëm.

Askush nuk është i dijshëm nëse nuk është i durueshëm.

Asnjë ditë nuk është e gjatë, për atë që punon.

Asnjë ligj nuk është mjaft i përshtatshëm për të gjithë.

Asnjë moshë nuk është e madhe për të mësuar.

Ashtu si pika gërryen gurin, jo me forcë, po pa pushim, ashtu dhe njeriu bëhet i ditur, jo me forcë, por veç me mësim.

Atdheu duhet të jetë më i shtrenjtë se vetë jeta.

Ajo që bëhet nga pamaturia e vrazhdë, është e njëjtë me atë që bëhet me qëllim.

Ajo që u fillua me vështirësi në nisje, ia vlen të kujtohet.

Ajo që nuk ishte sot, nuk do të jetë nesër.

Anija me shumë kapitenë, shpesh është në rrezik ta humbë drejtimin.

Ardhmëria parashikohet në bazë të së tanishmes.

Arsyeja dhe autoriteti janë dy drita më të shkëlqyeshme në botë.

Asgjë nuk është fisnike nëse nuk është e drejtë.

Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua.

Asgjë s’është më e ëmbël se drita e së vërtetës.

Ai që di të premtojë shumë, e gëzon të marrin.

Ai që e shfrytëzon të drejtën e vet, askujt nuk i bën padrejtësi.

Ai që imponohet të na jetë mik, jo gjithmonë është i denjë për miqësi.

Ai që ndalon padrejtësinë është i nderuar dy herë, ai që nuk e bën një herë.