Hej ju

Hej ju

Nga: Roger Waters (Kënga “Hey you” nga albumi “The Wall” i grupit Pink Floyd, 1979)

Hej ju
Atje jashtë në acar, që po vetmoheni e që po mplakeni
A më ndjeni?

Hej ju
Që rrini mes rreshtave me shputa që ju kruhen e me buzëqeshje të venitura
A më ndjeni?

Hej ju
Mos iu ndihmoni ta varrosin dritën
Mos u dorëzoni pa luftuar

Hej ti
I vetëm atje jashtë, që rri lakuriq pranë telefonit
A s’më prek?

Hej ti
Që ke ngjeshur veshin për muri, duke pritur që dikush të të thërrasë
A mund të më prekësh?

Hej ti
A më ndihmon ta bart gurin?
Hape zemrën, po kthehem në shtëpi

Por ishte vetëm fantazim
Muri ishte i lartë në pambarim
Sido që mundohej nuk mund të lirohej
E krimbat hanin nga truri i tij

Hej ti
Atje jashtë në rrugë, që gjithmonë vepron çfarë të thonë
A mund të më ndihmosh?

Hej ti
Atje përtej murit, që thyen shishe në korridor
A mund të më ndihmosh?

Hej ti
Mos më thuaj që s’ka fare shpresë
Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë biem.

Përktheu: Besnik Hamiti