Ponte Prizreni fiton derbin e qytetit

Ponte Prizreni fiton derbin e qytetit

Ponte Prizreni ka fituar derbin e qytetit ndaj Bashkimit me rezultat 117:95 (24:22, 39:30, 29:23, 25:20), në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe kjo bëri që çereku i parë të përfundojë 24:22. Por, në periudhën e dytë, Ponte ishte më e mirë, duke pasur disa herë epërsi deri në 12 pikë, kurse pjesa e parë përfundon 63:52.

Epërsia e Prizrenit u rrit edhe më shumë në periodën e tretë, duke kontrolluar ndeshjen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 92:75. Në 10 minutat e fundit loja ishte paksa më e barabartë dhe Ponte Prizreni triumfon 117:95.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Landon Taliaferro me 31 pikë, Kwame Vaughn me 26 pikë e tetë asistime dhe Arti Hajdari me 20 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 33 pikë e gjashtë kërcime, Obinne Oleka me 23 pikë e 14 kërcime dhe Milos Latkoviq me 28 pikë.

Ponte Prizreni ka 14 fitore dhe shtatë humbje, kurse Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.