09:02 / 03.03.2021
Bayern pa interesim për Haaland derisa ka Lewandowskin
Bayern Munich nuk është duke konsideruar transferimin e sulmuesit Erling Haaland.
Norvegjezi është duke shkëlqyer te Dortmund, duke u kërkuar nga top gjigantët evropianë.
Mirëpo, “Bavarezët” nuk janë të interesuar shkaku i sulmuesit Robert Lewandowski, transmeton Indeksonline.
Sipas Sport Bild, Bayern është në dijeni që Haaland nuk do ishte i lumtur me rolin e alternativës, derisa polaku vazhdon të jetë i paprekshëm në pozitën e tij.
Pra, sa të jetë Lewandowski në skuadër, Bayern nuk do konsiderojë transferimin e Haaland.
Kontrata e Lewandowski skadon në vitin 2023, derisa Haaland ka klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022.























