21:34 / 03.03.2021
Pas fitores së Yllit, ndryshon tabela e Superligës
Golden Eagle Ylli pas fitores ndaj Pejës 88-78, ka marrë kreun e Superligës.
Ylli e kishte ndeshjen nën kontroll qysh nga çereku i dytë, duke mos lejuar të rrezikohet fitorja sidomos në çastet më vendimtare.
Peja tregoi shpirtin e saj luftarak në çerekun e parë, mirëpo nuk arriti të tregojë diçka më shumë.
Dardan Berisha ishte mungesa kryesore në skuadrën e Pejës, ndërsa lojtarët si Leonard Mekaj dhe Beqë Kovaqi nuk patën shumë minutazh.
Në anën tjetër, Ylli luajti pa lojtarin Mitchell Wilbekin dhe qendrat Demetris Morant e Gëzim Morina, që të gjithë të lënduar.
Ylli ka marrë kreun duke barazuar pikët me Prizreni, secila nga 35.























