Kimmich: Dortmundi rivali ynë më i egër

Kimmich: Dortmundi rivali ynë më i egër

E shtuna rikthen klasiken e futbollit gjerman. Bayern Munchen pret në shtëpi Dortmundin, një ndeshje që pritet të jetë spektakolare si gjithmonë.

“Xholi” i skuadrës bavareze, Joshua Kimmich flet rreth kësaj sfidë për mediat.

Vlerësim maksimal për verdhezinjtë, por 26-vjeçari do fitoren për t’ia dedikuar tifozëve.

“Unë pësova një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Dortmund, por tani ndihem mirë, shumë mirë. Nuk kishte rëndësi rikthimi i shpejtë, duhej thjesht të kthehesha po aq i fortë sa isha. Ndeshjet kundër Dortmund janë gjithmonë të veçanta. Ata kanë qenë gjithmonë rivalët tanë më të egër prej momentin që kam ardhur te Bayern Munchen”, tha ai.

“E dimë sesa cilësi kanë ata, ky është shkaku pse mbetet gjithmonë një përballje speciale. Duam të fitojmë për tifozët tanë”, theksoi ylli i kampionëve të Gjermanisë.