United “ngec” në Londër, shuhen shpresat për titullin kampion

United “ngec” në Londër, shuhen shpresat për titullin kampion

Manchester United ka hequr dorë përfundimisht nga pretendimet për titullin kampion, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Crystal Palace dhe tani e sheh veten plot 14 pikë larg City-t kryesues.

“Djajtë e kuq” dominuan me kontrollin e topit, por nuk arritën të krijojnë raste të rrezikshme dhe goditën vetëm një herë portën, çka nuk mjaftoi për të marrë tre pikët ndaj londinezëve të Crystal Palace.

Më herët u ndal edhe Leicester që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Burnleyt.

Këta të fundit gjetën golin e avantazhit që në minutën e katërt me anë të Vydra, megjithatë “dhelprat’ rikthyen baraspeshën po në pjesën e parë me anë të sulmuesit Iheanacho.