12:31 / 08.03.2021
Lacazette nuk vazhdon me Arsenalin
Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenali në verë.
Sulmuesi francez nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të këtij viti.
Mediat angleze kanë raportuar të hënën se sulmuesi dëshiron të provojë një aventurë të re në ndonjë ligë tjetër.
Për 29-vjeçarin interesim kanë shprehur dy skuadrat italiane Juventusi dhe Roma.
Lacazette këtë sezon me “Topçinjtë” në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe tri asistime.























