Roma ‘shkeli’ Shakhtarin, ja si u vlerësua Kumbulla
BKT
Sport

Roma ‘shkeli’ Shakhtarin, ja si u vlerësua Kumbulla

Marash Kumbulla u rikthye titullar me Romën në ndeshjen e Ligës së Europës, ku verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk.

Meritë që italianët nuk pësuan gola, ka edhe mbrojtësi i Kombëtares, i cili ishte i pakalueshëm në prapavijë.

“SofaScore” e vlerëson me notën 7.2 Kumbullën për ndeshjen e sotme.

Për sa i përket statistikave, Kumbulla luajti gjithë ndeshjen, ku kishte 3 ndërhyrje vendimtare, 1 spastrim të zonës, 4 duele të fituara dhe 87% e pasimeve ishin të sakta.