18:13 / 12.03.2021
Munishi e konfirmon se do të jetë trajner i Gjilanit
Ismet Munishi ka folur për marrëveshjen e arritur me Gjilanin.
Ai ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke konfirmuar marrëveshjen për një vit e gjysmë me klubin.
“Sot arrita marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin SC Gjilani dhe presidentin Florim Zuka për një vit e gjysmë. Urime Skiftera dhe me vjen keq për deklaratat e mija te kamotshme sa kemi qenë rival, shpresoj të më kuptoni…”.
“Së bashku me nder dhe krenari do t’i synojmë majat . Faleminderit miqve shokëve e dashamirëve për urimet . Forca SC Gjilani, Forca Skifterat”, ka shkruar Munishi.























