13:38 / 18.03.2021
Ribery anashkalon zërat për kthimin në Bundesligë
Në shtëpinë e Fiorentinës vazhdon të diskutohet e ardhmja e Franck Ribery.
Sipas medieve italiane, francezi në fund të sezonit mund të rikthehet në Gjermani, por ai që i hedh poshtë këto lajme është pikërisht futbollisti. Gjatë një interviste 37-vjeçari deklaroi se në Bundesligë ka kaluar momentet më të bukura të karrierës së tij, por për momentin nuk e mendon aspak të ardhmen, pasi është i përqendruar tek ekipi i tij. Ai shtoi se, momentalisht, prioritet për të është Fiorentina dhe se për të ardhmen do të vendosë kur të jetë momenti i duhur.























