16:16 / 19.03.2021
Oblak po e shqyrton të ardhmen te Atletico
Portieri i Atletico Madrid-it, Jan Oblak është i gatshëm që të largohet nga ky klub gjatë verës, sipas raportimeve nga Todofichajes.
Oblak po kërkon me dëshpërim që ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe po bindet gjithnjë e më shumë që mund të mos e arrijë këtë me madrilenët.
28 vjeçi ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh në kontratën e tij, e që mund të mos e përballojë asnjë klub i interesuar, transmeton "Klan Kosova".
Mes tyre që duan ta kenë sllovenin në radhët e veta janë edhe dy gjigantët e Premier Ligës, Manchester United dhe Chelsea.























