15:34 / 20.03.2021
Drenica ndal Dritën, Besa shokon Feronikelin
Dy ndeshjet hapëse të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës kanë përfunduar me rezultate interesante.
Drita zhvilloi ndeshje si vendase kundër Drenicës, kurse Feronikeli ishte mysafir i skuadrës së Besa Pejës.
Drenica arriti që të nxjerrë një pikë të rëndësishme kundër Dritës, ku të dy skuadrat u ndanë të barabarta, dhe rezultati përfundimtar është 1:1.
Në anën tjetër, befasia e kësaj xhiroje është skuadra e Besa Pejës, e cila si vendase arriti ta mposhtë Feronikelin, me rezultat të ngushtë 2:1.
Drita 1 – 1 Drenica
FC Besa 2 – 1 Feronikeli























