Shkrimtarja Denata Ndreca vlerësohet me një tjetër çmim
BKT
   Libër & Ide

Shkrimtarja Denata Ndreca vlerësohet me një tjetër çmim

Shkrimtarja shqiptare Denata Ndreca është vlerësuar me një tjetër çmim të rëndësishëm.

Ndrecës i është dhënë Çertifikatë nder me motivacion: “Me shumë vlerësim dhe mirënjohje për angazhimin dhe punën e bërë me pasion dhe profesionalizëm në favor të artit dhe kulturës në fushën ndërkombëtare”, nga shoqata kulturore, “L’ isola felice e World Poet Union for Peace and Freedom”.

Gazetare, përkthyese dhe poete, Ndreca ka botuar në Shqipëri disa vëllime poetike dhe libra për fëmijë. Veprat e saj janë vlerësuar me tituj e çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe përfshirë në antologji të ndryshme letrare. Është pjesë e lidhjes së 17 akademikëve të artistëve dhe shkrimtarëve “Pergola Arte Firenze”. / DiasporaShqiptare