E konfirmon FFK: Amir Rrahmani kthehet te Napoli
BKT
Sport

E konfirmon FFK: Amir Rrahmani kthehet te Napoli

FFK ka konfirmuar rikthimin e kapitenit Amir Rrahmani te Napoli.

Kosovari nuk ka mundur të shërohet për ndeshjet e muajit mars.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit. Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, thuhet në komunikatën e FFK-së.