Zyrtare: Sami Sermaxhaj, trajneri i ri i Drenicës
BKT
Sport

Zyrtare: Sami Sermaxhaj, trajneri i ri i Drenicës

KF Drenica ka njoftuar se Sami Sermaxhaj është trajneri i ri i tyre.

Pas largimit të Devollit, skuadra nga Skenderaj ishte pa trajner, derisa tani shef i shtabit teknik do të jetë ish-trajneri i Prishtinës.

Njoftimi i plotë i KF Drenicës:

Sami Sermaxhaj emërohet kryetrajner i skuadrës!

Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur, Sami Sermaxhaj. Ai sot është prezantuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga drejtori Sportiv, Lulzim Fazliu.

Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.

Së bashku me kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmëstrajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.

Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar.