20:27 / 24.03.2021
Gjonbalaj: Duhet më shumë kreativitet, skuadrat po na lexojnë lojën
Analisti i futbollit, Malësor Gjonbalaj, ka thënë se futbollistët e Kosovës janë mishëruar me sistemin e trajnerit Bernard Challandes, por ekipet e tjera tashmë po e lexojnë lojën e Kosovës.
Ai ka folur në RTK para ndeshjes që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon me Lituaninë.
“Është shumë e rëndësishme për t’u parë sot forma e futbollistëve tanë. Kjo ndeshje do të shërbejë për të mirë. Futbollistët e Kosovës janë mishëruar me sistemin e Challandes, por ekipet e tjera tashmë po na lexojnë, prandaj ndoshta do të duhej më shumë kreativitet. Lituania nuk ka shuëm cilësi, por ka disiplinë taktike”, ka thënë ai.























