Morina: Ndeshja me Lituaninë provë se si duhet kundërvënë Suedisë e Spanjës
BKT
Sport

Morina: Ndeshja me Lituaninë provë se si duhet kundërvënë Suedisë e Spanjës

Trajneri i futbollit, Arbënor Morina, e ka parë ndeshjen miqësore me Lituaninë të rëndësishme për të test para përballjeve garuese me Suedinë dhe Spanjën.

Ai ka folur në RTK para ndeshjes që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon me Lituaninë.

“Është lojë miqësore duhet të provojmë diçka ndryshe.  Kjo është një provë për ta parë se si do t’u kundervihemi suedezëve dhe spanjollëve. Kjo është një ndeshje që duhet të na tregojë a kemi zëvëndësime për disa pozita që janë diskutabile”, ka thënë Morina.