12:05 / 25.03.2021
Po shkëlqen me Realin, Bayerni nis kontaktet me yllin madrilen
Bayerni është favorit për të firmosur me sulmuesin e Realit, Lukas Vasquez.
Sulmuesi, i cili është në skadencë kontrate në “Bernabeu”, ka pritur një ofertë rinovimi të përmirësuar nga madrilenët, e cila nuk ka ardhur ende dhe gjermanët nuk kanë humbur kohë, por kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit.
Dëshira e 29- vjeçarit është të vazhdojë të luajë me Realin, por klubi nuk duket shumë entuziast për ta përfshirë atë në listën e lojtarëve që kanë përparësi, duke u fokusuar më shumë te Rodrigo dhe Vinicus.
Te Bayerni spanjolli mund të luajë në krah të djathtë të mbrojtjes, duke dubluar Pavarin dhe Sarrin, por ai mund të zëvendësojë edhe Costën, i cili do të rikthehet në Torino.























