Sezoni 2021/22 në Premierligë nis me 14 gusht
BKT
Sport

Sezoni 2021/22 në Premierligë nis me 14 gusht

Premierliga ka njoftuar për edicionin e ardhshëm 2021/22.

Momentalisht, skuadrat angleze janë në pushim internacional, meqenëse janë duke u zhvilluar disa nga ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Sidoqoftë, Premierliga ka njoftuar se edicioni i ardhshëm nis me 14 gusht dhe përfundon me 22 maj 2022.

“Sezoni 2021/22 i Premierligës nis me 14 gusht 2021. Ndeshja e fundit e kampionatit do zhvillohet me 22 maj 2022”, ishte shkruar në komunikatë.