22:56 / 25.03.2021
Suedia fiton minimalisht, merr kryesimin e grupit ku është Kosova
Suedia ia ka dalë të realizojë tri pikë në takimin e parë për kualifikimet e Botërorit "Katar 2022".
Suedia e ka mposhtur Gjeorgjinë 1-0.
Golin e vetëm e ka shënuar Viktor Claesson në minutën e 35-të pas një asisti nga Zlatan Ibrahimovic, i rikthyer te Kombëtarja suedeze.
Pas kësaj fitore Suedia kryeson grupin, kurse Kosova ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.























