13:22 / 26.03.2021
Nora Gjakova e jashtëzakonshme, kualifikohet në finale
Nora Gjakova është përballur në gjysëmfinale ndaj Kaja Kajzer në Grand Slam të Tblisit në Gjeorgji.
Pasi triumfoi në çerekfinale ndaj serbes Marica Perisic, Nora Gjakova ka arritur që të fitojë ndaj Kajzer në kategorinë 57 kilogram.
Gjakova ka eliminuar me IPPON sllovenen Kaja Kajzer, ku edhe është kualifikuar për në finale.
Nora Gjakova do të përballet në finale me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.























