Sarri kontaktohet nga Fenerbahce
BKT
Sport

Sarri kontaktohet nga Fenerbahce

Fenerbahce ka kontaktuar me Maurizio Sarrin dhe do të vazhdojë bisedimet me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit javën e ardhshme.

Fenerbahce ka shkarkuar Erol Bulut dhe ia ka besuar stolin Emre Belozoglut si trajner të përkohshëm për 10 ndeshjet e mbetura.

Ajansspor pretendon se klubi ka kontaktuar Sarrin dhe presidenti Ali Koc i ka ofruar trajnerit nga Firence një punë në Turqi, transmeton "albeu".

Raporti thotë se Sarri dhe ekipi turk janë afër arritjes së një marrëveshje dhe do të kenë një takim tjetër javën e ardhshme për të përpunuar detajet e një marrëveshje të mundshme.

Sarri ka qenë i lidhur me një kthim në Serie A edhe javët e fundit, me thashethemet e një kthimi të papritur në Napoli, ose për të zëvendësuar Paulo Fonsecan në Romë.