23:29 / 26.03.2021
Mësohet ora kur Ibra me shokë futen në “Fadil Vokrri”
Të dielën me fillim nga ora 20:45 Kosova e nis kampanjën e saj kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Ndeshja e parë e “Dardanëve” do të jetë ajo kundër Suedisë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe agjendën e të dy kombëtareve për ditën e shtunë, pra një ditë para ndeshjes, transmeton "21". Nga njoftimi i FFK së mësohet se Zlatan Ibrahimoviç, për të cilin ka interesim të madh nga adhuruesit e tij në Kosovë, do të futet në “Fadil Vokrri” së bashku me shokët e tij në orën 17:30 për të zhvilluar stërvitjen e parë. Pas kësaj, Kombëtarja e Suedisë, përkatësisht trajneri Anderson dë të dalin në konferencë për media për të folur rreth kësaj ndeshje.























