Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë
BKT
Sport

Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë

Kombëtarja e Suedisë tashmë ka arritur në Kosovë, ku pritet që ta zhvillojë ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e Katarit, që mbahet vitin që vjen.

Ylli i Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka qenë duke hipur në autobus, kur një tifoz nga Kosova i klubit italian Milan, ka tentuar t'i afrohet, por zyrtarët e përfaqësueses suedeze nuk e kanë lejuar. 

Kombëtarja suedeze mbanë sot stërvitje dhe konferencë për media.