17:56 / 27.03.2021
Suedia zhvillon stërvitjen në "Fadil Vokrri"
Kombëtarja suedeze, e cila do të luajë me Kosovën në kuadër të eliminatoreve të Botërorit "Katar 2022, po zhvillon stërvitje në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Kombëtarja suedeze ka ardhur sot në Prishtinë.
Sonte, gjithashtu, do të ketë edhe konferencë për shtyp.
Kosova dhe Suedia ndeshen të dielën.























