Shqipëria pëson humbje nga Anglia
BKT
Sport

Shqipëria pëson humbje nga Anglia

Shqipëria nuk ka mundur të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Anglisë. Ka humbur me rezultat 2-0.

Anglia ka shënuar në rastin e parë që e kishte përmes Harry Kane në minutën e 38-të. 

Menjëherë pas atij rasti kane edhe një herë ka rrezikuar Shqipërinë, por topi është larguar nga shtylla. 

Me këtë rezultat, 0-1, ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Fitorja e Anglisë është vulosur kur Mason Mount ka realizuar golin e dytë në minutën e 63-të. 

Shqipëria rastin më të mirë e kishte në minutën e 12-të, kur Myrto Uzuni dështoi të realizojë.