19:06 / 29.03.2021
Bastoret nuk i japin gjasa Kosovës për fitore ndaj Spanjës
Kosova do të përballet me Spanjën në Sevilla në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror.
Pas humbjes 0:3 ndaj Suedisë, “Dardanët” udhëtojnë për një rezultat sa më pozitiv.
Megjithatë, bastoret sportive nuk i japin gjasa Kosovës për fitore.
Fitorja e Spanjës kuotizohet me 1.11, barazimi me 8.50, kurse fitorja e “Dardanëve” me 23 euro, transmeton GE.
Spanja nuk po kalon formë edhe aq të mirë. Ata fillimisht barazuan 1:1 me Greqinë dhe fituan në fund të ndeshjes 1:2 ndaj Gjeorgjisë.























