Federata spanjolle e përshkruan korrekt Kosovën në njoftimin për ndeshjen
BKT
Sport

Federata spanjolle e përshkruan korrekt Kosovën në njoftimin për ndeshjen

Federata Spanjolle e Futbollit e ka përshkruar Kosovën me emrin e saj kur ka njoftuar për zhvillimin e ndeshjes së sotme.

“Ndeshja e fundit e Kombëtares. SPANJË – Kosovë. Faza kualifikuese për Katar 2020”, shkroi RFEF-ja në Facebook.

RFEF-ja kishte shkaktuar shumë polemika dhe zemërim në Kosovë kur i ishte drejtuar asaj si “territor” në njoftimin e parë për takimin e Spanjës me Kosovën.

Spanja dhe Kosova do të përballen sonte në orën 20:45, në rrethin e tretë të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.