“Posteri shqiptar”, libri i Rubens Shimës

“Posteri shqiptar”, libri i Rubens Shimës

Pas një punë kërkimore më shumë se dy vjeçare studiuesi Rubens Shima publikon librin “Posteri Shqiptar”. Libri trajton fillesat e posterit në Shqipëri si një model komunikimi masiv, si dhe evoluimin e tij në sistemin e informacionit.

Dekada më parë kur teknologjia nuk imagjinohej të arrinte progresin e sotëm, propaganda e pushtetit përcillej përmes posterave.

Historinë e posterit të propagandës në shekullin e XX në Shqipëri e sjellë përmes një libri studiuesi Rubens Shima.

“Sot nuk kemi më nevojë të prodhojmë postera qofshin ato për arsye komerciale, politike apo ideologjike. Posteri në teknoplogjinë e tij të vjetër ishte shumë avangard por teknologjia e bëri atë të panevojshëm.”

Përmbajtja, sipas Ministres së Kulturës e bën librin unik.

Libri është rezultat e një punë kërkimore dy vjeçare, ndërsa autori Rubens Shima është bazuar në koleksionin privat, dokumente të Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Qendror të Shtetit.