17:26 / 31.03.2021
Zeneli me dhuratë për tifo grupin “Dardanët”
Para ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, sulmuesi anësor Arbër Zeneli ia ka bërë një dhuratë simbolike tifo grupit “Dardanët’.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ia ka dhuruar fanellën e tij “Dardanëve”.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga lideri i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha.
Berisha bëri të ditur se fanella e Zenelit do të vendoset në selinë e tifo grupit të “Dardanëve”.
“Forca ZENELI. Forca KOSOVA. Fanella do të vendoset në fanclub, mos e kërkoni”, shkruante në postimin e Berishës.























