Olmo: Kundërshtar i vështirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë
BKT
Sport

Olmo: Kundërshtar i vështirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë

Dani Olmo pas ndeshjes është prononcuar për media.

Golashënuesi në këtë mbrëmjë, pas ndeshjes u deklarua për Super Sport Kosova, ku bisedoi për ndeshjen e sotme.

“Pasi shënuam golin e parë ishte ndeshja më e lehtë, kishim shumë raste dhe ishim më të rehatshëm në pjesën e dytë”.

“Kundërshtari ishte shumë i mirë, shënuan një g ol shumë të mirë dhe mbyllen mirë hapësirat. Por, mendoj se u lodhën shumë në pjesën e parë”.

Ai u pyet nga gazetarët se cili është qëllimi i Spanjës? “Normalisht ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe të fitojmë ndeshjet e tjera”, përfundoi Olmo.