12:48 / 01.04.2021
Man.United ofron 30 mln euro për Zaniolon
Manchester United vazhdon të ushtojë presion mbi Romën për kartonin e Nicolò Zaniolo.
Sipas mediave italiane “Djajtë e Kuq” kanë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e verdhekuqëve, i cili ndiqet me interes edhe nga Chelsea, transmeton Super Sport. Pavarësisht oferteave, duket se drejtuesit e klubit italian nuk kanë ndërmend të privohen nga Zaniolo të cilit janë gati t’i ofrojnë rinovimin e kontratës pasi e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për të ardhmen.























