Trashëgimia si nocion juridik

Trashëgimia si nocion juridik

Javë më parë profesorët universitar Bedri Bahtiri dhe Asllan Bilalli nga Fakulteti Juridik i UP-së ‘’Hasan Prishtina’’ lexuesve të kësaj fushe i ofruan librin E drejta trashëgimore, një libër me përmbajtje i harmanizuar nga e drejta civile apo private siç emërtohet nga evropianët, me theks të veçantë trashëgimia.

Trashëgimia si institut i veçantë përmban një peshë specifike jo vetëm si nocion juridik por ekonomik, social dhe biologjik siç thonë autorët. Ky libër për nga struktura është homogjene që karakterizohet me rolin dhe rendësin e trashëgimisë si nga kuptimi historik në saktësinë dhe rolin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Rolin dhe rëndësinë e njeriut për të shtuar kureshtjen ndaj të mirave materiale dhe aftësinë për të zotëruar sendet(res) e formësuar me marrëdhënien juridike subjektive si ius duke vijuar në res hereditariae.