Emanuele Ndoj dhuron spektakël, shënon dy super-gola
BKT
Sport

Emanuele Ndoj dhuron spektakël, shënon dy super-gola

Emanuele Ndoj ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë ditën e sotme me Brescan, në ndeshjen ndaj Pordenones në Serinë B.

Mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën dy herë, në minutat 9’ dhe 39’, ku të dy golat ishin identikë.

Ndoj lëshon predhë nga jashtë zone me të djathtën, me topin që u ndal në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të reaguar portierit kundërshtar.

Ndoj arrin kështu në kuotën e 3 golave për këtë vit me Brescan, teksa më parë ka shënuar golin e fitores ndaj Frozinosnes. 

Bresca ka marrë një fitore të rëndësishme, 3-1, ku 2 prej golave u shënuan nga mesfushori shqiptar.