Arsenal-Liverpool dhe Leipzig-Bayern sfida për të mos u humbur!
BKT
Sport

Arsenal-Liverpool dhe Leipzig-Bayern sfida për të mos u humbur!

Në këtë të shtunë nuk mungon as futbolli anglez. Në orën 18:30 Manchester City që tashmë ka vendosur njërën dorë tek titulli do të sfidojë në transfertë Leicester City që është në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Por rëndësinë më të madhe nuk e ka dueli i King Power Stadium por ndeshja e mbrëmjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit që do të luhet në Emirates Stadium. Misioni Champions për The Reds kalon pikërisht nga ky duel.

Skuadrës së Klopp nuk i lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores përballë një Arsenali që e ka marrë disi veten pas fillimit të dobët që i bëri sezoni, por aktualisht është jashtë çdo objektivi sezonal.

Në Gjermani sot në orën 18:30 luhet dueli i titullit mes Leipzig dhe Bayern Munich, sfidë që do të keni mundësi ta ndiqni në Digitalb nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Me një fitore skuadra e Flick do ta thellonte në 7 pikë avantazhin ndaj ndjekëses më të afërt që është pikërisht Leipzigu. Skuadra e Nagelsmann nuk ka rrugë tjetër përveç fitores nëse dëshiron të luftojë deri në fund për të shkurorëzuar Bayernin, transmeton SS.

Në fushë në këtë të shtunë do të jetë dhe Reali i Madridit që do të sfidojë Eibarin me objektivin për të marrë tre pikët e radhës, ndërkohë që në Francë në orën 17:00 luhet përballja e drejtpërdrejtë për titullin mes Paris Saint Germain dhe Lille, ndërkohë që në mbrëmje do të keni mundësi të ndiqni takimin Lens-Lyon me miqtë që janë të avantazhuar për të marrë 3 pikët.