14:05 / 03.04.2021
“Haaland, sulmues ideal për Manchester Unitedin”
Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes mendon se klubit nga ‘Old Traffordi’ i duhet një sulmues i klasit të lartë.
Scholes thotë se ‘Djajtë e Kuq’ duhet ta transferojnë Erling Haalandin (Borussia Dortmund) ose Harry Kane (Tottenhamit), raportojnë mediat britanike, përcjellë GazetaGoli.
Mes këtyre dy sulmuesve të klasit botëror, Scholes preferon Haalandin, i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm tek ‘milionerët’ e Gjermanisë.
Scholes beson se United ka nevojë për një sulmues të nivelit të lartë dhe ai e sheh Haaland si opsionin ideal.
Ndryshe, norvegjezi kërkohet nga gjysma e Evropës përfshirë edhe Real Madridin dhe Barcelonën.























