Morina: Lëndimet e bën të veten, s’dorëzohemi
BKT
Sport

Morina: Lëndimet e bën të veten, s’dorëzohemi

Arbëria është mposhtur në ndeshjen e sotme ndaj Dritës, e vlefshme për javën e 27-të të Superligës.

Rezultati i këtij dueli ishte 1-3. Trajneri i vendasve, Arbnor Morina është prononcuar pas përfundimit të ndeshjes.

“Stadiumi i përkohshëm apo i përhershëm ne jemi bërë rrafsh prej fillimit. Me qato forca që i patëm jemi munduar të kombinohemi. Por kualiteti i Dritës ishte dukshëm më i mirë”, tha Morina, raporton olle.

Morina gjithashtu foli edhe për ndeshjet që e presin klubin e tij.

“Golin e parë e pranuam lehtë dhe të dytin gjithashtu. Lëndimet e mëdha bën të vetën. Në tetë ndeshjet e fundit do të luajmë për të bërë më të mirën, pasi nuk duam të dorëzohemi për klubin, për kryetarin”, përfundoi Arbnor Morina.