Ibra bëhet aktor, ja roli që do të luajë në filmin e njohur

Ibra bëhet aktor, ja roli që do të luajë në filmin e njohur

Zlatan Ibrahimoviç përveç futbollit si duket ka pasion dhe aktrimin, ku është ftuar për të marrë pjesë në filmin e njohur “Asteriks dhe Obeliks” dhe do të luajë rolin e personazhit, “Antivirus”.

Lajmin e ka bërë të ditur prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, dhe më vonë e konfirmoi dhe sulmuesi shtatlartë, i cili postoi në “Instagram” një foto me emrin e rolit të tij.

Në film do të jenë pjesë e kastit dhe yje të tjerë si këngëtarja Anxhele, Mekflaj dhe Karlito dhe reperi Orelsan.

Para suedezit, kanë qenë Mikael Shumaker dhe Zinedin Zidane, të cilët kanë bërë një paraqitje në filmin “Asteriks në Lojërat Olimpike ” në vitin 2008.