22:07 / 10.04.2021
Milan fitore të lehtë ndaj Parmas
Milan ka fituar su mysafir ndaj Parmas të shtunën në një ndeshje në kuadër të Serie A.
Golat për ekipin e Stefano Piolit në pjesën e parë i shënuan: Kessie dhe Rebic.
Në minutën e 67’të skuadra vendase arriti të shënonte gol me anë të Riccardo Gagliolo.
Në minutën e fundit, Rafael Leao i dha fund ndeshjes me golin për rezultatin 1 me 3.
Në minutën e 61’të, ‘kuqezinjtë’ mbetën me një lojtar më pak, pasi nga fusha u largua Ibrahimovic për shkak të kartonit të kuq.























