Real mposht Barçën, udhëheqë tabelën
BKT
Sport

Real mposht Barçën, udhëheqë tabelën

Real Madrid e ka fituar “El Clasicon” e sontëm, duke mposhtur Barcelonën.  

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë në tërësi ka qenë e madrilenëve, të cilët qysh në minutën e trembëdhjetë kanë kaluar në epërsi përmes Karim Benzema.

Goli i dytë ka ardhur vetëm pak minuta më pas, në minutën e 28, kur  ka shënuarToni Kroos.

Golin e vetëm për Barcelonën e ka shënuar Oscar Mingueza në minutën e 60-të.  

Pas kësaj fitore Real qëndron në krye të tabelës me 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico. Barcelona është në vendin e tretë me një pikë më pak.