11:38 / 11.04.2021
Broja flet për të ardhmen e tij te Vitesse
Armando Broja po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Vitesse, ku është u huazuar nga Chelsea.
Sulmuesi i Kombëtares, ka arritur të gjejë 9 herë golin këtë sezon, duke konfirmuar se në kampionatin holandez është përshtatur shumë mirë. Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Broja ka zbuluar se në rast se Vitesse kualifikohet në Ligën e Europës, atëherë mundësitë që ai të vazhdojë edhe për një sezon me këtë skuadër janë të mëdha, transmeton Panorama.
“ Qëndrimi te Vitesse edhe për sezonin tjetër është një mundësi, e cila mund të realizohet. Nëse arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Europës, shanset për të qëndruar edhe një sezon këtu do të rriten.”, tha Broja për “OG”.























