Haaland thyen rekordin e shpejtësisë në Bundesliga
BKT
Sport

Haaland thyen rekordin e shpejtësisë në Bundesliga

Erling Haaland ka thyer rekordin për shpejtësinë më të madhe këtë edicion në Bundesliga.

20-vjeçari gjatë një kundësulmi të Dortmundit ka vrapuar me shpejtësinë më të madhe prej 36,04 kilometrave në orë.

Reprezentuesi norvegjez e theu rekordin e francezit Marcus Thuram që kishte vrapuar 35,97 km/h.

Haaland këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat, ku ka 33 gola të shënuar dhe 10 asistime.