21:49 / 14.04.2021
Liverpol-Real dhe Dortmund-City, kështu mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur 45 minutat e para të dy ndeshjeve që po zhvillohen sonte në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Pa gola (0-0) ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Liverpool – Real Madrid në stadiumin “Anfiled Road”, rezultat ky i cili e ofron edhe më shumë Real Madridin drejt gjysmëfinales së kësaj gare.
Ndryshe janë duke rrjedhur gjërat në ndeshjen tjetër ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Manchester Cityt.
Është skuadra gjermane ajo e cila po avancon me rezultat minimal 1-0 që nga minuta e 15 e ndeshjes me golin e realizuar nga Bellingham, rezultat ky i cili nëse do të mbetej i pa ndryshuar deri në fund të ndeshjes, do ta kualifikonte Dortmundin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.























