Roma “ruan nderin” e Italisë, nuk zhgënjejnë United e Arsenal
BKT
Sport

Roma “ruan nderin” e Italisë, nuk zhgënjejnë United e Arsenal

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e kthimit të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Europës, teksa u prodhuan në total plot 11 gola.

Roma, Manchester Unitedi, Arsenal dhe Villareal janë 4 skuadrat që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale.

Italianët e Fonsecës, barazuan në shtëpi ndaj Ajaxit, në këtë sfidë të kthimit, teksa United dhe Villareali nuk falën ndaj Granadës dhe Dinamos së Zagreb.

Ajo që spikat më së shumti në këtë mbrëmje, është fitorja 0-4 në transfertë e Arsenalit, ndaj Slavias së Pragës.

Për sa i përket sfidave të vlefshme për raundin gjysmëfinal, Roma do të përballet me Unitedin, ndërkohë që Arsenali do të jetë përballë Vilarealit.

REZULTATET

ROMA-AJAXI 1-1

Dzeko 72′ / Brobei 49′

MANCHESTER UNITED– GRANADA 1-0

Cavani 6′ 

SLAVIA PRAGË – ARSENAL 0-4

Pepe 18′, Lazzacete 21′ (P), 77′, Saka 24′

VILLAREAL – DINAMO ZAGREB 2-1

Alkaser 36′ , Moreno 43′  / Orsiç 75′