Drenica kthehet me pikë të plota nga Peja
BKT
Sport

Drenica kthehet me pikë të plota nga Peja

Drenicës nuk i ka shkuar udhëtimi huq në Pejë. Drenicakët kanë fituar me përmbysje nga Besa.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2. 

Besa ka kaluar në epërsi me Qorrin në minutën e 27-të, por avantazhi nuk ka zgjatur shumë. 

Ka qenë Uka ai që në minutën e 37 fillimisht e ka barazuar rezultatin e pastaj në minutën e 61-të edhe e ka vulosur fitoren e Drenicës. 

Pas kësaj ndeshje Drenica është në vendin e tetë, ndërsa Besa në vendin e fundit. Tabelën e udhëheqë Drita.