Gjakova me falënderim të veçantë pasi u shpall kampion i Evropës në xhudo
BKT
Sport

Gjakova me falënderim të veçantë pasi u shpall kampion i Evropës në xhudo

Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova sot është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Ky trofe ishte i pari për Kosovën në kategorinë e meshkujve, ndërsa një ditë më parë kampione e Evropës nga femrat u shpall Distria Krasniqi.

Pas këtij çmimi të madh të fituar, Gjakova ka reaguar në rrjetin social “Facebook” ku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe besimin, por një falënderim të veçantë ai e ka bërë për trajnerin e tij Driton Kuka për kohën që ia ka kushtuar.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe besimin. Faleminderit trajnerit tim Driton Toni Kuka për kohën e kushtuar.”, ka shkruar në “Facebook” kampioni i Evropës Akil Gjakova.