Rashica i shënon gol Dortmundit

Rashica i shënon gol Dortmundit

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica duket se tashmë ka gjetur formën e tij më të mirë.

Rashica ka gjetur rrugën e golit në sfidën kundër Borussia Dortmund. Djali nga Vushtrria ka zhbllokuar ndeshjen duke shënuar gol në minutën e 14-të për të kaluar Werderin në epërsi prej 0-1.

Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin kosovar, pasi ai shënoi gol nga penaltia ndaj RB Leipzig javën e kaluar.