16:37 / 18.04.2021
Asiston Zhegrova, Kasami realizon ndaj Servette
Basel është duke e mposhtur bindshëm Servette.
Rezultati momental është 3 – 0, derisa goli i dytë erdhi falë bashkëpunimit të dy shqiptarëve.
Në fakt, Edon Zhegrova asistoi në mënyrën më të mirë të mundshme për Pajtim Kasamin, që lehtësisht realizoi në portë.























